Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
1.Kur të gjithë mendonin njejt - po del që s`po mendonin shumë
2.Hajnat dhe kirurgët i bajnë dorëzat, mos me i lanë shenjat.
3.Detin garant e ka bo naj femer! Ka qit shum kryp!
4.Çka është ma keq - mos dija, a mos interesimi? S`po di, as që po me intereson
5.Pse me hi n`jetë, kur prej atyhit, kurrkush gjallë s`ka dal!
6.Pse me hi n`jetë, kur prej atyhit, kurrkush gjallë s`ka dal!
7.-Si e pash unë varrimin e kryetarit Rugova.-
Varrimin e kam përcjell prej banesës, pasi qe nji natë ma heret jam ngri ne rend para Kuvendit, duke prit me nderu kryetarin e Kosovës. Tu e këqyr transmetimin, e paramendova veten si me qen serb i Kosovës. Nuk keni ide, sa interesant mu bo varrimi. Si serb i Kosovës, nuk mujsha me besu qe shqiptaret dinin te organizojnë diçka te tillë. Krejt funksionoje super, sallën 25 majin nuk e njofta, plus i pash njerëzit brenda tu i desh palltat prej nxehtit. Si Serbin e Prishtinës, më se shumti m`kallke prania e tipave te veshën me uniforma si te ushtrisë. Neve, ndërkombëtaret krejt kohen na thoshin qe TMK-ja nuk është ushtri. Kur i kam pa edhe tu gjuajt me pushkë, ke ka m`bien tfikt (da padnem u nesvest). Nëse qajo çka pash ne TV, nuk është ushtri, atëherë ç`a është. Kurrë nuk kam pa, qe vatrogascat(zjarrfiksat) gjuanin me pushka. Neve ne Serbi po na thojnë qe ka me u kthy ushtria dhe policia jon ne Kosovë. Hajt ushtria, nuk kanë qen edhe aq shumë, po sa polici ish ne Kosovë. Në televizion kisha bindje qe ka më shumë, se ne kohërat më te mira te dashurit tonë Millosheviqit, cili i pafajshëm po kalbet ne burgun e Hagës. M`ra n`mend kur me shokët e mi u pata paraqit ne polici si rezervist, e mi dhanë teshat dhe kallashnikovin e qysh e shprazësha krejt “okvirin” prej ballkonit kur Zvezda e jepke gol tu luajt me Partizanin. Pas kësaj qe pash, duhet me i ndru tabelat, se i kam hala ato te vjetrat PR, se me bo me m`nxon, mos po ma bojnë si na qe ju bojshim ne punktin te hotel Besiana. Fjalimi i Petersenit me nxoni tu ju përkthye ja 30 serbeve cilët ishin mbledh me këqyr varrimin. Nanen e Sorensenit, ken ka m`rahin mu, pasi qe ju përktheva edhe fjalinë e fundit, ku ky Jeseni gati nuk tha qe Kosova ka me u bo pavarur sa jam unë administrator. Mendojshin qe po bojë hajgare me ta. Nuk mundeshin te besojnë qe administratori i Kosovës i fol ato fjalë. Hiq ma i mirë se Sorenseni, nuk ke edhe Sollana, prej cilit edhe nuk kena prit më mirë se aj na pat bombardu para ja 6,7 vite. Ne sall ku e përcjellshim varrimin nuk u dëgjoje mirë prej zhurmës te agregatit cili punoje krejt kohen, pasi qe shqiptaret mo nuk po na lëshojnë rrymën, cilën na nuk e kena mendjen me pagu. Përpara protestojshim, dhe pas nji jave na e lëshojshin, por prej qe ka ardh ky pisi i Danimarkës, e kanë bo njëfarë sistemi “ABC” me e leshu rrymën, por po get neve na kanë shti ne “D”. Krejt me mall po e kujtojnë at Danezin tjetër, Hakerupin, me cilin na pat thy. Hallakama më e madhe ndodhi kur ne televizion u shfaqen edhe tradhtaret ma te mëdhenj te popullit serb, si qe janë Janez Drnovshek, Stipe Mesiq dhe sidomos Maqedoni Branko Crvenkovski. Dikush ne sall tha qe Maqedonia kurrë nuk ka me e pranu Kosovën si shtet, e tjetri ja kthej qe maqedonet i kishin ndru librat e gjeografisë, dhe ne to po shkruaje qe Maqedonia kufizohet me Bullgarin, Greqinë, Shqipërinë, Kosovën dhe Serbin. Krejt ky varrim kjart tregon qe shqiptaret kanë qen ne koalicion me Sllovenin dhe Kroacinë për mi shkatërru Serbin. Maqedonet hala nuk po e kuptojnë çka i ka gjet ne momentin kur ju kanë dhanë drejtat shqiptareve, dhe Crvenkovski nuk është i vetëdijshëm qe se shpejti ka me pas mbiemrin “Kuqi”. Ne sall krejt u pajtuam, qe kur kena mujt me nejt nën Turqit 500 vjet, kena me duru edhe nën shqiptaret, por Serbia më herët ose më vonë, ka me u kthye ne Kosovë. Pas këtyre fjalëve, dikush ja nisi këngën “Bozhe Pravde” dhe te gjithë u quam n`këmbë te vendosur qe te presim edhe 600 vjet, nëse ka nevojë. Qysh kem tu e këndu himnin e ri te Serbisë, ne televizion ja nisi te intonohet himni i ri i Kosovës. Krejt mbetem n`këmbë, tu mos besu, qe shipcat e paskan komponu edhe himnin cili dallon prej ati te Shqipërisë. Tu e mbaru tekstin e këngës “Bozhe Pravde”, ne kafe po hin një polic bugar, cili mbeti i shokuar duke i pa 30 serb tu nejt n`këmbë ne kafe, dhe plot tjerë ne televizion cilët po ja japin nderin e fundit Ibrahim Rugovës. Automatikisht krejt u ulem dhe ne televizion u shfaq ne rendin e parë ministri për kthim ne qeverinë e Kosumit cili n`këmbë i përcjellke himnet e Shqipërisë dhe te Kosovës. Lajmrimin e Petkoviqit ne rendin e parë, shumica e serbeve e përcjelli duke e përmend tradhtarin e madh Serb – Kopiliqin. Pakënaqësinë totale e krijoj polici Bugar, cili si për veti ja nisi ti njeh atributet e një shteti. Presidentin e paskan, flamurin e paskan, himnin e paskan, ushtrinë e paskan, policin e paskan, qeverinë e paskan, ministrat i paskan....numërimin e ndaloj një shishe e “shljivovices” cila kërciti në krye te policit bugar. Fotografia e varrimit humbi, pasi qe u harxhit benzina ne agregat. Duke e prit benzinën, ne kafe ja nisen komentimet reth jetës dhe veprës e Ibrahim Rugovës. Shumica e biseduesve u përqendrua ne zgjedhjen paqësore për cilën u mundua krejt jetën doktor Ibrahim Rugova. Bash kur ne kafe u krijua sa do pak një atmosferë tolerante, përsëri u ndez televizioni EI NIS dhe ne ekran u shfaqen fytyrat e Hashim Thaçit, Fatmir Limës dhe Ramush Haradinajt. Në moment, atmosfera e sallës 1 tetori, kaloj ne kafen tonë në Graqanicë, kurrkush nuk e foli as një fjalë. Shëtitjen deri te varrezat ne Velani, i kena përcjell si ne trans, duke u munduar me gjet numrin e njerëzve cilët kanë dal ne ketë ftoftë. Njoni e krahasoj ketë fotografi me ditën kur kanë hi trupat e NATO-s, e mbrapa tyre shqiptaret qe u kthejshin prej refugjatllukit ne Maqedoni. Tjetri dha mendimin, qe tash janë shumë më shumë, kur bugari me salvet n`krye, prej inatit, e vlerësoj qe janë 20 milion. Krejt kohen tu shpresu qe po ndodh diçka, ceremonia e varrimit kaloj perfekt. Nuk kisha mo çka me ju përkthye, krejt e pamë vet ne televizion, krejt ato delegacione, delegacioni i Shqipërisë, gjeth aj popull, policia, ushtria, flamuri, himni....Mbetem pa tekst, si qe ka me metë delegacioni i Serbisë ne negociatat për statusin e Kosovës...